Një eksperiencë unike pushimesh në Qerret
Id Real Villas ndodhet në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, në Qerret, gjithashtu një destinacion që po zhvillohet gjithnjë e më shumë si pikë turistike elitare për pushime verore dhe relaks.Ajo që e bën këtë vend të veçantë është kombinimi perfekt midis detit të pastër Adriatik, natyrës së gjelbër me pisha dhe qetësisë që ofron zona. Vila ndodhet vetëm 300 metra larg plazhit, çka e bën ideale për ata që duan të kenë detin shumë pranë.
Arkitekturë moderne dhe komoditet i menduar në detaje
Id Real Villas në zonën e Qerreti është projektuar për të ofruar një eksperiencë të plotë rehatie dhe luksi. Duke kombinuar dizajnin modern me funksionalitetin praktik për pushime familjare ose grupesh të vogla.Vila është e ndërtuar në dy kate funksionale, të organizuara në mënyrë shumë të mirë për jetesë të rehatshme.
Organizimi i vilës
Kati i parë:
Në momentin që hyn në vilë, të pret një ambient i hapur dhe i ndriçuar mirë. Salloni është tepër modern dhe i bollshëm.Kuzhinë e pajisur plotësisht me të gjitha facilitetet e nevojshme.Në të njëjtën katë ju keni mundësi dalje direkte në ambientin e jashtëm.
Kati i dytë:
Në katin e sipërm ndodhen ambientet e gjumit:
a.3 dhoma gjumi në stilin modern.
b. 3 tualete të kompletuara dhe funksionale.
c. Hapësira të qeta për pushim dhe relaks.
Ky organizim siguron që çdo vizitor të ketë privatësi të plotë dhe komoditet maksimal gjatë qëndrimit.
Pishinë private dhe hapësira e jashtme
Një nga elemntët më të rëndësishëm të Id Real Villas është pishina private, e cila ofron një eksperiencë luksoze brenda vetë pronës. Zona e jashtme është e rrethuar me gjelbërim dhe pemë pishe, duke krijuar një ambient të freskët dhe natyral. Përvec kësaj ajo është ideale për relaks gjatë ditës, not privat, darka të qeta në mbrëmje, pushime familjare pa ndërprerje.
Kapaciteti dhe përdorimi i vilës
Id Real Villas mund të akomodojë deri në 6 persona, duke e bërë një zgjedhje perfekte për familje me fëmijë po ashtu për çifte që kërkojnë privatësi dhe luks. Vila ofrohet me shërbim qiraje gjë që e bën shumë fleksibël për çdo lloj qëndrimi.
Pse të zgjidhni vilën tonë Id Real Villas?
Ka shumë arsye pse vila jonë është një nga zgjedhjet më të mira në zonën e Qerretit:
a) Vetëm 300m nga deti.
b)E rrethuar nga natyra dhe pisha.
c) Pishinë private ekskluzive.
d) Arkitekturë moderne dhe luksoze.
e) Privatësi maksimale për pushime të qeta.
f) Çmime ekonomike për standard të lartë.
g) Post parkimi i dedikuar.
h) Ideale për familje dhe grupe.
Një kombinim i luksit dhe natyrës
Ajo që e dallon Id Real Villas nga shumë akomodime të tjera është balanca midis luksit modern dhe natyrës së paprekur.Këtu nuk ke vetëm një vend për të fjetur, por një eksperiencë të plotë pushimesh ku mund të zgjohesh pranë natyrës, të shijosh mëngjesin pranë pishinës, të kalosh ditën në plazh dhe të kthehesh në një ambient privat dhe të qetë.
Ideale për turizëm gjatë gjithë sezonit veror
Qerreti është një destinacion që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në turizmin shqiptar. Kjo e bën Id Real Villas një zgjedhje ideale jo vetëm për pushime verore, por edhe për fundjava relaksi gjatë sezonit.
Përfundim
Id Real Villas në Qerret është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë luks të përballueshëm, privatësi maksimale, afërsi me detin dhe një eksperiencë të vërtetë pushimesh në Shqipëri.Nëse kërkon një vend ku qetësia, natyra dhe komoditeti bashkohen në një hapësirë të vetme, kjo vilë është zgjedhja e duhur.
Më poshtë tek link keni website tonë të vilës për të parë datat e lira dhe të mbyllni rezervimet. Ju mirëpresim.
https://idrealvillas.com/
